“Duhet t’i menaxhojmë ndeshjet më mirë, nuk mund të fitojmë gjithnjë duke pësuar 4 gola”
30 Korrik 2026 10:30 Telesport Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, pas fitores 6-4 ndaj Western Sydney Wanderers, ka deklaruar se skuadra londineze duhet të jetë më e saktë në menaxhimin e situatave që krijohen gjatë ndeshjes. Ai nuk e ka mirëpritur mirë faktin se ekipi pësoi 4 gola. “Ka qenë një miqësore shumë e dobishme nga e cila mund të mësojmë shumë sot. Pati momente kur po përpiqeshim të gjenim zgjidhje dhe kishim nevojë për këtë. Ana pozitive është se i korrigjuam, por pati momente kur menaxhimi i lojës është diçka nga e cila mund të mësojmë”, tha Alonso. Më tej, trajneri spanjoll i Chelsea komentoi: “Kur ata po bënin presion kaq të lartë, ishte e vështirë të gjeje zgjidhjen nga brenda, të kishe një...
Burimi:
telesport.al