“Duhet të mbrojmë futbollin”! Zëvendës presidenti i UEFA-S duartroket tërheqjen e FIFA-s nga plani skandaloz
FIFA kishte marrë përsipër një plan skandaloz për shitjen e një pjesë të të drejtave të saj tek investitorët privat. UEFA ka reaguar ashpër duke dërguar diskutimin deri në tërheqjen nga Botërori të të gjitha ekipeve europiane nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Duke qenë në këtë trysni, Infantino u tërhoq nga ideja e çmendur. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar kreu i FSHF dhe njëherazi, zëvendës presidenti i UEFA-s, Armand Duka. “E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani per shitjen e një pjese të të drejtave të FIFAs tek investitorë privat që doli në dritë gjatë ditëve të fundit.Megjithatë, zhvillimet që shoqëruan këtë proces kanë ngritur në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje serioze mbi integritetin, transparencën, llogaridhënien...
Burimi:
sportekspres.com