Dugarry: Nuk e mendoja kurrë se Zidane do të bëhej trajner, ndoshta aroma e barit…

Dugarry: Nuk e mendoja kurrë se Zidane do të bëhej trajner, ndoshta aroma e barit…

Christophe Dugarry, mik i ngushtë i Zinedine Zidane që nga viti 1992 dhe një nga njerëzit që e njeh më mirë në botën e futbollit, ka folur për emërimin e tij si trajner i kombëtares së Francës. Në një intervistë për “L’Équipe”, ish-sulmuesi pranoi se fillimisht nuk e kishte imagjinuar kurrë Zidane në rolin e trajnerit: “E kuptova se do të bëhej trajner vetëm kur u bë vërtet. Mund të duket absurde, por më parë nuk e imagjinoja. Isha i bindur se do të qëndronte në futboll, por e shihja si president, pronar, aksioner ose drejtues, jo në pankinë”. Sipas ish-kampionit të botës me Francën në vitin 1998, ishte puna e përditshme në fushë ajo që rizgjoi diçka brenda Zidane: “Ndoshta është aroma e barit...