Dudaev shkon në finalen e peshës 65kg, i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në Europianin e mundjes
Mundësi shqiptar Islam Dudaev i ka sjellë Shqipërisë medaljen e parë në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që po zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë. 31-vjeçari kuqezi fitoi sot 4-0 ndaj rusit Islam Guseinov në sfidën gjysmëfinale të peshës 65kg, stili i lirë, duke siguruar kështu një biletë për në finalen e madhe, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës (ndaj rusit Bashir Magomedov). Tashmë mbetet për t’u mësuar ngjyra e medaljes, nëse do të jetë e artë apo e argjendtë. Një sfidë e dominuar nga mundësi kuqezi, që në tapet dominoi, mbështetur edhe nga mjaft tifozë në sallën e lojërave. Dudaev realizoi nga dy pikë për secilin raund, duke qenë gjithnjë superior në tapet. Guseinov nuk arriti dot...
Burimi:
telesport.al