Dubois rikthehet kampion në peshën e rëndë, mund Wardley me KO teknik në raundin e 11-të pas një dueli epik

Dubois rikthehet kampion në peshën e rëndë, mund Wardley me KO teknik në raundin e 11-të pas një dueli epik

10 Maj 2026 8:44 Telesport Boksieri britanik Daniel Dubois është shpallur kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBO. Në sfidën e zhvilluar në “Co-op Live Arena” në Manchester, ai mposhti me KO teknik në raundin e 11-të patriotin e tij Fabio Wardley. Një përballje epike mes dy boksierëve britanikë, që dueluan fort për titullin, por fuqia e Dubois (23 fitore dhe 3 humbje në karrierë) ishte shumë e madhe për Wardley. Ky i fundit pësoi humbjen e parë në karrierë (ka edhe 20 fitore e 1 barazim) dhe u detyrua të dorëzojë titullin Wardley e nisi ndeshjen me ritëm të shpejtë, duke e hedhur Dubois në tapet dy herë në tri raundet e para, përfshirë të parin pas vetëm 10 sekondave të para...