“Dua Kombëtaren, shënoj 15 gola deri në fund të kampionatit”, Dialo: Me Elbasanin i synojmë të gjitha

“Dua Kombëtaren, shënoj 15 gola deri në fund të kampionatit”, Dialo: Me Elbasanin i synojmë të gjitha

Njeriu që i dha fitoren Elbasanit ditën e sotme ishte pjesë e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Ibrahim Diallo ka zbuluar më shumë rreth vetes së tij, përvojës te Elbasani dhe ëndrrat për të ardhmen. Sulmuesi senegalez është shprehur se synon 15 gola të shënuar deri në fund të kampionatit, ndërsa ka shtuar se verdheblutë e kanë potencialin për t’u kurorëzuar me titullin kampion. “Jam nga Senegali. Kam qenë në Francë në 2023-shin, me Valonsienin në ligën e dytë. Kam qenë edhe në Turqi me Goztepen. Ndihem mirë këtu në Elbasan. Atmosfera është e mirë. Të gjithë janë të lumtur këtu. Ushqimi i preferuar në Shqipëri? Pilaf, turli dhe tasqebap. Nuk dëgjoj muzikë shqiptare, vetëm afrikane. Sigurisht që dua...