Drejtori i televizionit shpërthen kundër FIGC; i kërkuan 500 euro për të transmetuar Mancinin dhe Ranierin
Pas kritikave për kaosin e ditëve të fundit rreth pankinës së kombëtares italiane, me kalimin nga Pirlo te Mancini dhe dorëheqjet e bujshme të Maldinit e Leonardos, Giovanni Malagò përballet edhe me akuzat e Michele Criscitiello ndaj FIGC. Drejtori i “Sportitalia” kritikoi federatën për kërkesën ndaj televizioneve që duan të transmetojnë konferencën e prezantimit të Roberto Mancinit dhe Claudio Ranierit; një pagesë prej 500 eurosh, plus TVSH. “Thonë ‘Italia e popullit, Italia duhet të ndiqet nga të gjithë’ dhe më pas federata dërgon një email ku shkruan: ‘Nëse doni të hyni dhe të transmetoni fjalët e Mancinit dhe Ranierit, duhet të paguani’. E dini çfarë? Nuk transmetojmë asgjë! Nuk na interesojnë 100, 200 apo 500 eurot”, – tha Criscitiello. Ai shtoi: “Italia nuk është një...
Burimi:
telesport.al