Dortmund rigjen fitoren dhe siguron zyrtarisht vendin për në Champions League për sezonin e ardhshëm (video)
26 Prill 2026 19:24 Telesport Pas dy humbjeve rresht, Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja duke mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 në shtëpi Freiburgun. Verdhezinjtë gjetën avantazhin që në minutën e 7-të, me Maximilian Beier, i cili gjeti golin pas asistit të Ramy Bensebaini. Në minutën e 13-të, Julian Brandt kroson në zonë, i zakonshmi Serhou Guirassy dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 31-të, Ramy Bensebaini shënon me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Dortmund. Në minutën e 87-të, Fabio Silva vulos fitoren 4-0, me golin e tij. Pas kësaj fitoreje, Dortmund siguron matematikisht vendin në Champions League për vendin e ardhshëm. SHIKOOGLAT
Burimi:
telesport.al