Dortmund kërkon të “blindojë” vendin e dytë, fitore në transfertë për verdhezinjtë (video)

Dortmund kërkon të “blindojë” vendin e dytë, fitore në transfertë për verdhezinjtë (video)

7 Mars 2026 20:31 Telesport Pas humbjes së javës së kaluar ndaj rivalit direkt Bayern Munich, Dortmund ende nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, edhe pse është 11 pikë larg. Sot, verdhezinjtë fituan 1-2 në transfertë ndaj Koln. Për Dortmund shënuan Serhou Guirassy në pjesën e parë 16′ dhe Maximilian Beier në minutën e 60-të. Vendasit luajtën gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas ndërhyrjes së rëndë nga pas të Jahmai Simpson-Pusey ndaj Beier në fund të pjesës së parë. Golin e vetëm për Koln e shënoi Jakub Kaminski në minutën e 88-të. Rezultati final, 1-2. Dortmund mban vendin e dytë me 55 pikë, ndërsa Koln mbetet në vendin e 13-të. SHIKOGOLAT