Domenicali: Unë i dëgjoj pilotët por ata duhet ta respektojnë F1, kritika varet edhe nga rezultatet
Me tre garat e para të sezonit të Formula 1 të përfunduara, presidenti Stefano Domenicali shfrytëzoi “pushimet pranverore” për të bërë një vlerësim të ciklit të ri rregullator. Ashtu si me të gjitha zhvillimet e reja, ka disa gjëra që duhen ruajtur dhe të tjera që duhen adresuar. Siguria në pistë dhe kualifikimet janë dy temat kryesore të takimeve midis palëve të ndryshme të interesuara në këtë sport. “Nuk është në interes të FIA dhe F1 të vazhdojnë sezonin pa dëgjuar dy nga aktorët kryesorë në suksesin e sportit: tifozët dhe pilotët”, tha Domenicali. Sipas tij, nuk është rastësi që këta të fundit morën pjesë në një takim online me Federatën dhe FOM-in për të diskutuar se si të përmirësohen rregulloret e reja. Presidenti i...
Burimi:
telesport.al