Doku: Synojmë triumfin në FA Cup dhe Premier League, gjithçka është në duart tona
Jeremy Doku pranon se shkalla e arritjes së Manchester City, duke shkuar për të katërtën finale radhazi të FA Cup, ende nuk është kuptuar. Por pas humbjeve në dy paraqitjet e tij në “Wembley”, anësori belg është i vendosur ta marrë trofeun. Doku iu bashkua City në verën e vitit 2023, pas fitores së tyre në finalen e kupës ndaj Manchester United dhe ishte në anën humbëse kundër United në vitin 2024 dhe Crystal Palace vitin e kaluar. 23-vjeçari, i cili shënoi golin e barazimit të City në fitoren 2-1 ndaj Southampton, tha: “Mendoj se ne si skuadër nuk e kuptojmë se çfarë po bëjmë. Hera e katërt radhazi në finalen e FA cup, është e pabesueshme”. “Çdo vit, të jesh atje pasi ke luajtur...
Burimi:
telesport.al