Do të provojë përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madridit, Barcelona merr lajmin e keq për gjysmëfinalen e kthimit
1 Mars 2026 20:18 Telesport Të martën në mbrëmje, Barcelona pret Atletico Madridin në “Camp Nou” në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e Mbretit. Në ndeshjen e parë, “Colchoneros” fituan bindshëm 4-1, por katalanasit ende nuk janë dorëzuar. Megjithatë, ditën e sotme Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë për përballjen e të martës, ku do duhet të bëjë pa një nga lojtarët e saj kryesor si Robert Lewandowski. Polaku do të mungojë në këtë gjysmëfinale, pasi ekzaminimet mjekësore të ditës së sotme, kanë zbuluar një frakturë në zgavrën e syrit të majtë, gjë që e bën të pamundur aktivizimin e tij në këtë ndeshje. Katalanasit shpresojnë që polaku të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës së ardhme në La Liga në transfertën...
Burimi:
telesport.al