Do të luajë në Kupat e Europës, Como piketon përforcimin e parë të verës. Do të jetë mesfushori i Juventusit
21 Maj 2026 17:20 Telesport Për herë të parë në histori, Como do të luajë sezonin e ri në Kupat e Europës, sipas të gjitha gjasave në Europa League. Për këtë arsye, ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas pritet të jetë shumë aktiv në merkato. Calciomercato zbulon se një nga disa emrat që Como po ndjek për sezonin e ri është edhe mesfushori i Juventusit, Fabio Miretti. 22-vjeçari ka luajtur një rol dytësor këtë sezon te bardhezinjtë dhe është i hapur largimin në verë, pasi kërkon më shumë minuta dhe te Como do të ketë mundësinë të jetë protagonist. Miretti ka bërë 22 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe dy asiste. Ai gjithashtu është aktivizuar në 7 ndeshje në...
Burimi:
telesport.al