Do të jetë rivali numër 1 i CR7? Barcelona merr lajmin e keq nga Brazili, Raphinha drejt Arabisë Saudite
Pas një sezoni aspak të mirë te Barcelona, ndikuar edhe nga dëmtimet e shumta, Raphinha mund të jetë surpriza e madhe e verës. Zërat për largimin e brazilianit nga Barcelona, menjëherë pas Botërorit, po shtohen gjithmonë e më shumë. Së fundmi, është media braziliane, Globoesporte, e cila zbulon ofertën e çmendur që ka përgatitur Al-Hilal për anësorin brazilian. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi do kërkojë të rrëzojë nga froni Al-Nassr e Cristiano Ronaldo, ndaj është e gatshme të bëjë çmendurinë këtë merkato. Sipas raportimit në fjalë, Al-Hilal për të bindur Raphinha-n, ka përgatitur një ofertë prej 170 milionë eurosh, me një kontratë për tre vite. Në anën tjetër, klubi saudit është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për kartonin e tij te Barcelona....
Burimi:
telesport.al