“Do heq dorë nga futbolli”, Allegri-t i bien nervat pas ndeshjes dhe zbulon reagimin e tij ndaj arbitrit

“Do heq dorë nga futbolli”, Allegri-t i bien nervat pas ndeshjes dhe zbulon reagimin e tij ndaj arbitrit

21 Mars 2026 21:19 Telesport Milan u rikthye të fitorja në Serie A, pasi mundi 3-2 Torinon në “San Siro”, në një ndeshje që kuqezinjtë mund ta kishin zjidhur ndryshe dhe më mirë. Trajneri Max Allegri ishte aq i shqetësuar gjatë ndeshjes saqë u kap duke i thënë gjyqtarit Daniele Doveri se do të hiqte dorë nga futbolli, një koment që ai e trajtoi me humor në intervistën për mikrofonat e DAZN në fund të ndeshjes. “Ishte nxehtësia e momentit (qesh). Po plakem dhe nuk do të doja që zemra ime të dorëzohej. Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për ne në atë pikë”, tha Allegri. Ndër të tjera, Allegri pati vlerësime pozitive të paktën për dy lojtarë Alexis Saelemaekers dhe Strahinja Pavlovic. “Në pjesën e...