Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Klubi i Futbollit Tirana bën me dije se vajza e futbollistit Freddy Alvarez është ndarë tragjikisht nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin shqiptar. I gjithë klubi bardheblu po qëndron pranë futbollistit 30-vjeçar dhe familjes së tij në këto orë të vështira, teksa ende nuk ka asnjë informacion për shkaqet e ngjarjes tragjike.  “Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, njofton klubi bardheblu.  KF Tirana ka sot në program ndeshjen kundër Flamurtarit në orën 13:30, teksa nuk dihet...