Dinamo përmbys Egnatian dhe fiton pas 17 vjetësh Superkupën e Shqipërisë

Dinamo përmbys Egnatian dhe fiton pas 17 vjetësh Superkupën e Shqipërisë

Adriatik BALLA Dinamo është fituese e Superkupës së Shqipërisë për vitin 2025. Mbrëmjen e djeshme, në stadiumin kombëtar “Air Albania” në kryeqytet, Dinamo, skuadër që kishte fituar Kupën e Shqipërisë sezonin e kaluar, mposhti me përmbysje kampionët në fuqi të Superiores, Egnatian, me rezultatin 3-1, duke siguruar kështu një trofe të rëndësishëm sezonal, të parin e këtij edicioni. Kjo ka domethënien e vet, pasi mundet një rival direkt në garë, por njëherësh Dinamo për herë të dytë brenda vitit 2025 fiton një trofe të rëndësishëm të futbollit në vend. Ndeshja Pjesa e parë ishte spektakolare. Kjo pasi Egnatia shënoi e para dhe Dinamo u hodh e gjitha në sulm duke krijuar shumë raste shënimi dhe duke rrezikuar shumë portën e rrogozhinasve. Fillimisht për Egnatian shënoi...