No Image Available

“Dinamo është ekipi më në formë”, flet trajneri i Teutës: Ata nuk i kontrollojmë dot, veten tonë po

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli sot për mediat në prag të ndeshjes me Dinamon, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Duke vlerësuar kundërshtarin, ai theksoi se prioriteti i skuadrës është vetëm fitorja. Më pas, Dobi u ndal te merkato dhe afrimet, duke deklaruar se klubi ka sjellë elementë të rëndësishëm, të cilët do t’i japin një impuls tjetër ekipit në fazën e dytë të kampionatit. Afrimet në merkato – “Besoj se në ndeshjen e parë jo të gjithë do të jenë në të njëjtin nivel përgatitjeje fizike apo kondicioni. Daci, për shembull, ndeshjen e fundit e ka luajtur në muajin nëntor. Dihet që stërvitja individuale nuk është e njëjtë me atë në grup. Megjithatë, me kalimin...