Dinamo e Dajës “hakmerret” në Kupë ndaj Tiranës, Skuka shpëton Partizanin në minutat e fundit

Dinamo e Dajës “hakmerret” në Kupë ndaj Tiranës, Skuka shpëton Partizanin në minutat e fundit

Sot janë zhvilluar edhe 2 ndeshjet e mbetura çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Dinamoja e Ilir Dajës është “hakmarrë” ndaj Tiranës, të cilën e ka mposhtur me shifrat 0-2. Pas barazimit të marrë në kampionat pak ditë më parë, “nëndetësja blu” ia ka dalë që të mposhtë Tiranën. Fillimisht ishte Vila ai që tundi rrjetën në minutën e 76, ndërsa më pas Bregu vulosi fitoren me golin e shënuar në minutat shtesë. Në krahun tjetër, Partizani është larguar me fitore nga “Elbasan Arena”. Kryeqytetasve u ka mjaftuar një gol në minutat shtesë për të siguruar një fitore minimale 0-1. Skuka shpëtoi “demat e kuq” nga barazimi, duke shndërruar në gol një 11 metërsh. Skuadrat do të ballafaqohen sërish në ndeshjet e kthimit, ku edhe do...