Dinamo bën përmbysjen e çmendur ndaj Egnatias dhe fiton Superkupën e Shqipërisë
Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, pasi mundi 3-1 Egnatian në finalen e luajtur në “Air Albania”.Rrogozhinasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 9-të me anë të Flamur Ruçit, i cili duke përfituar nga një moskuptim mes tyre i mbrojtësve të Dinamos, mposht Aldo Teqja dhe dërgon topin në rrjetë. “Blutë” reagojnë direkt dhe i afrohen shumë golit të barazimit në minutën e 11-të, por goditja e Karamba Gassama ndalet nga shtylla. Në minutën e 15-të, Dinamo pretendon për penallti, pasi topi i goditur nga Gassama preket me dorë nga Fernando, por për arbitrin kryesor të finales, Enea Jorgji ishte çdo gjë “ok” dhe loja vijoi normalisht. Në minutat në vijim, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre,...
Burimi:
telesport.al