Dinamo bën mrekullinë në Europë, përmbys me 4 gola Astanën në transfertë

Dinamo bën mrekullinë në Europë, përmbys me 4 gola Astanën në transfertë

Dinamo Siti është zytarisht në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja ka eleminuar Astanën me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Vendasit tundën rrjetën të parët në minutën e 24-t, kur Islamkani shndërroi në gol një 11 metërsh. Por me të njëjtën monedhë u kundërpërgjigj edhe “nëndetësja blu”. Bruno Dita shënoi gol me penallti në minutën e 50, ndërsa në minutën e 62-të Hekuran Berisha përmbysi rezultatin. Koha e rregullt përfundoi me shifrat 1-2 për Dinamon, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesa. Lorenco Villa shënoi golin e tretë në minutën e 93-të, ndërsa në të 120+5-n Mustafa Koma vulosi shifrat përfundimtare në 1-4. Dinamo bën kështu mrekullinë në Europë, duke eleminuar me goleadë në transfertë një ekip...