Dinamo afron nigerianin Alhasan, kontratë 2 vjeçare
Postimi i Dinamos: ZYRTARE | Adamu Alhassan vishet blu FC Dinamo mirëpret lojtarin e saj më të ri, Adamu Alhassan. Mesfushori 25-vjeçar i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencave që ka pasur në Turqi dhe së fundi me Shkëndijën e Tetovës. Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin tonë dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Futbollisti nigerian luan në pozicionin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Jemi të bindur se Alhassan do të jetë një forcë e shtuar për skuadrën tonë në vazhdim. Presidenti Adrian Bardhi është i impenjuar maksimalisht, si gjithmonë, për kompletimin e skuadrës. Mirë se erdhe në familjen dinamovite Adamu Alhassan! Post navigation
Burimi:
sportiim.al