Dimarco reagon zyrtarisht për videon virale, për “festën” se do të përballet me Bosnjen: Fola me Dzeko-n dhe…
Italia do të provojë të sigurojë biletën për në Botëror, në transfertën në Senica ndaj Bosnje-Hercegovinës. Italianët eliminuan në gjysmëfinale 2-0 Irlandën e Veriut, ndërsa Bosnja u kualifikua për në finale pas fitores nga “ruleta ruse” në transfertën ndaj Uellsit. Në momentin kur italianët kuptuan se do të përballen me Bosnjën në finale, pati një lloj “feste” të vogël mes tyre, ku protagonisti kryesor me reagimin e tij ishte pikërisht Federico Dimarco. Anësori i Interit ka vendosur të dalë sot në një konferencë për shtyp dhe të sqarojë momentin që u bë viral, për të cilin ka marrë kritika të shumta dhe është cilësuar si sjellje arrogante. “Vendosa të vij këtu dhe të flas në këtë konferencë për shtyp sepse doja të theksoja se kam...
Burimi:
telesport.al