“Dikush që nuk merr vesh nga futbolli, ka të njëjtin mendim si ty”, Romario i “pamëshirshëm” ndaj gazetares (video)

“Dikush që nuk merr vesh nga futbolli, ka të njëjtin mendim si ty”, Romario i “pamëshirshëm” ndaj gazetares (video)

14 Qershor 2026 13:11 Telesport Brazili nisi rrugëtimin në Kupën e Botës 2026 me një barazim 1-1 ndaj Marokut. Përveç rezultatit, ajo që mërziti më shumë tifozët e pesë herë kampionëve të botës, ishte loja e dobët e të përzgjedhurve nga Carlo Ancelotti. Megjithatë, ka dhe nga ata që barazimin ndaj Marokut, nuk e shohin si tragjedi. Në një intervistë fill pas ndeshjes, legjenda Romario u “përplas” me një gazetare vendase, e cila e cilësoi barazimin 1-1 ndaj Marokut si të ishte një humbje. Përgjigjja e Romario-s u bë virale. “A është barazimi 1-1 ndaj Marokut si një humbje për Brazilin?”, pyeti gazetarja braziliane Fernanda Gentil. “Duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Marokut, dikush që nuk di shumë për...