“Dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj”, Lamine Yamal bën reagmin e ndjerë pas dëmtimit të rëndë
Lamine Yamal ka mbyllur para kohe sezonin për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e mbrëmshme ku Barcelona fitoi 1-0 ndaj Celta Vigos, pikërisht falë një penalltie të shndërruar në gol nga 18-vjeçari. Por, menjëherë pas ekzekutimit të saktë të penalltisë, Yamal u dëmtua dhe u largua nga fusha e lojës. Testet e kryera kanë konfirmuar se sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kofshën e pasme të këmbës së majtë (muskuli biceps femoris) dhe praktikisht ka mbyllur sezonin. Synimi është që të jetë në dispozicion për Spanjën për Kupën e Botës. Vetë Lamine Yamal ka reaguar përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ku premton se do të kthehet më i fortë. “Ky dëmtim më lë jashtë fushës në momentin që doja të...
Burimi:
telesport.al