Detroit dhe Cleveland dy gjysmëfinalistët e fundit, përcaktohen 4 ekipet më të mira në secilën Konferencë
Janë luajtur dy ndeshjet e fundit çerekfinale play off në NBA, të dyja në Konferencën e Lindjes, duke përcaktuar edhe dy ekipet e fundit që kualifikohen në fazën gjysmëfinale. Ndeshje të cilat do të nisin nesër. Detroit mundi 116-94 Orlando në sfidën e shtatë çerekfinale, duke fituar 4-3 serinë. Një kualifikim me vuajtje për Pistons, që rikuperuar disavantazhin 2-3 me ndeshje. Cuninngham me 32 pikë e Harris me 30 pikë u dallua për vendasit, ndërsa 38 pikët e Banchero për Orlando nuk mjaftuan. Në ndeshjen e shtatë çerekfinale mes Cleveland dhe Toronto, skuadra e Cavaliers fitoi 114-102 ndaj asaj kanadeze, duke triumfuar 4-3 në serinë e takimeve mes tyre. Gjashtë lojtarë të Cleveland realizuan mbi 12 pikë, duke bërë diferencën në fushë (Allen e Mitchell...
Burimi:
telesport.al