Deschamps mesazh Rabiot: S’ka vend për shpërqendrime, të vendosë para botërorit ku do të luajë

Deschamps mesazh Rabiot: S’ka vend për shpërqendrime, të vendosë para botërorit ku do të luajë

8 Qershor 2026 13:16 Telesport Franca do të luajë sot ndaj Irlandës së Veriut miqësoren e fundit para Kupës së Botës që nis këtë fundjavë. Duke folur në një konferencë për shtyp, trajneri Didier Deschamps i dërgoi një mesazh Adrien Rabiot. Mesfushori francez duket se ka mbetur ‘jetim’ te Milan, pas largimit të trajnerit Massimiliano Allegri. Mediat italiane sqarojnë se trajneri mund ta marrë me vete te Napoli nëse shkon te nënkampionët e Italisë. “Sa më shpejt të vendosë se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij, aq më mirë do të jetë për të dhe për kombëtaren, por unë nuk i kam kërkuar asgjë,” tha trajneri i Francës. “Nuk duam shpërqendrime, pasi kjo është kombëtarja. Kjo vlen për të gjithë. Megjithatë, i thashë...