Desailly: Problemi nuk është Vinicius, por perceptimi që ekziston për të

Desailly: Problemi nuk është Vinicius, por perceptimi që ekziston për të

3 Mars 2026 14:08 Alfred Lleshi Marcel Desailly foli drejtpërdrejt: “Problemi është perceptimi që ekziston për Vinicius”. Prej këtij qëndrimi ai ndërtoi një mbrojtje të fortë për sulmuesin e Real Madridit, pas incidentit me Prestianni, anësorin e Benfica, që përfundoi me sanksion nga UEFA (braziliani denoncoi fyerje raciste ndaj tij). “Jam i lumtur që shoh Vinicius të luajë dhe që shoh se Mourinho e ndryshoi pak qasjen ndaj çështjes. Ai mund të festojë, e bëri herën e fundit që shënoi. Nuk ka asnjë problemi. Problemi është perceptimi që ekziston për Vinicius. Duhet ta zhdukim këtë perceptim dhe të pranojmë se ka gjëra që duhet të ndryshojnë. Është e papranueshme brenda një stadiumi, kur ndodhin këto gjëra”, – deklaroi ish-futbollisti francez. Për humbjen 1-0 ndaj Getafe...