Derbi anglez për Europa League, Vajekano synon finalen në Conference…

Derbi anglez për Europa League, Vajekano synon finalen në Conference…

Notingham Forest- Aston Vila dhe Braga- Frajburg janë dy duelet e sotme të vajtjes në gjysmëfinale të Europa League. Veçanerisht përballja e dy skuadrave angleze pritet të jetë një betejë e vërtetë sportive pasi të dyja ekipet shihen si favorite për t’i shkuar deri në fund kompeticionit. Kjo sfidë i është besuar arbitrit portugez Zhoao Pinjera. Sakaq në Bragë dueli mes portugezëve dhe gjermanëve do të drejtohet nga anglezi i njohur Antoni Tejlor. Paralelisht edhe dy gjysmëfinalet e Conference League. Mjaft interesat takimi i Madridit ndërmjet Vajekanos dhe Strasburgut. Lituanezi Donatas Rumshas vendos drejtësi në këtë ndeshje. Takimi tjetër i përket çiftit Shakhtar Donjetsk- Kristal Palasë. Ukrainasit figurojnë pritës në Krakov (Poloni) me anglezët disi më të favorizuar. Gjermani Feliks Zvajer arbitër kryesor. Europa League...