Denver “ngec” sërish ndaj Minnesota, në Lindje fitojnë Atlanta dhe Toronto
Atlanta fitoi 109-108 në fushën e saj ndaj New York dhe udhëheq 2-1 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Lindjes. Një ndeshje e fituar në sekondat e fundit nga vendasit, ku u dalluan Johnson me 24 pikë e McCollum me 23 pikë. Po në Lindje, skuadra e Toronto mposhti 126-104 Cleveland, duke rihapur garën. Te skuadra e Cavaliers mungoi një lider në momentet vendimtare, ndërsa për kanadezët u dalluan Barnes dhe Barrett me nga 33 pikë secili. Në Perëndim, skuadra e Minnesota udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve ndaj Denver, pas fitores 113-96 në sfidën e tretë mes tyre. Jokic realizoi 27 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Minnesota befasoi Dosunmu, me 25 pikë. Konferenca e Lindjes, çerekfinale (1-8), Detroit – Orlando, (1-1) (2-7),...
Burimi:
telesport.al