Deniz Undav, heroi i Gjermanisë. Fitore në frymën e fundit ndaj Bregut të Fildishtë (video)

Deniz Undav, heroi i Gjermanisë. Fitore në frymën e fundit ndaj Bregut të Fildishtë (video)

Gjermania ka fituar 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, në sfidën e luajtur në Toronto. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 10-të, ku pas një krosimi perfekt të Joshua Kimmich, ishte Kai Havertz, i cili goditi me kokë, por Fofana bëri një pritje të jashtëzakonshme. Në minutën e 21-të, Aleksandar Pavlovic shënon me kokë, por goli anullohet për një faull të mesfushorit gjerman, ndaj portierit kundërshtar. Në minutën e 30-të u zhbllokua rezultati. Tentativa e parë për Bregun e Fildishtë nga Amad Diallo ndalet nga Nathaniel Brown, por Franck Kessie ndjek aksionin deri në fund dhe shtyn topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, Kai Havertz gjeti rrjetën, por goli u anullua pas një faulli të Jamal Musiala ndaj kundërshtarit. Pjesa e parë...