Dëmtimi/ Jamal jashtë deri në …Kupën e Botës

Dëmtimi/ Jamal jashtë deri në …Kupën e Botës

Ylli i ri i Barcelonës dhe Spanjës pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes Barcelona- Selta (1-0). Vetë futbollisti 18 vjeçar por dhe raporti mjekësor sqaron situatën. “Ky dëmtim më ka lënë jashtë loje kur doja më shumë të isha aty, dhe dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj.” Kështu e përshkruan Lamine Jamal, në profilin e tij në Instagram, shqetësimin e dëmtimit muskulor që pësoi gjatë ekzekutimit të penalltisë fituese dje në ndeshjen Barcelona-Selta Vigo. Ai nuk përmendi rreziqet përpara Kupës së Botës, por në vend të kësaj u dërgoi mesazhe tifozëve të ekipit katalanas, me të cilët sulmuesi i ri e mbylli sezonin e tij. “Më dhemb të mos jem në gjendje të luftoj me shokët e mi të ekipit, të mos jem në gjendje...