Dëmtimi i mohon Yamalit të thyejë edhe një rekord tjetër të Raúl González

Dëmtimi i mohon Yamalit të thyejë edhe një rekord tjetër të Raúl González

24 Prill 2026 13:42 Alfred Lleshi Fati i keq goditi Lamine Yamal dhe dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së majtë do ta lërë jashtë fushe, duke humbur 6 ndeshjet e mbetura të La Liga-s. Sulmuesi i ri i Barcelonës, që do të mbushë 19 vjeç një ditë para gjysmëfinaleve të Kupës së Botës, kishte mbërritur në fazën vendimtare të sezonit në formë të shkëlqyer. Edhe pse Barça u eliminua në Kupën e Mbretit dhe në çerekfinalet e Champions League, ai ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme. Statistikat e tij janë të rralla për moshën, si dikur ato të Raúl González te Real Madridi. Së fundmi, Yamal u bë lojtari më i ri që arrin 100 ndeshje në elitën spanjolle: 18 vjeç e 272 ditë, kundrejt...