Dëmtimet përndjekin Medon Berishën, mesfushori kuqezi do të operohet në Finlandë, mbyll sezonin

Dëmtimet përndjekin Medon Berishën, mesfushori kuqezi do të operohet në Finlandë, mbyll sezonin

Fati i keq po përndjek karrierën e një talenti si Medon Berisha. Mesfushori i kombëtares po kthehej nga një dëmtim që e mbajti larg aktivizimit me Lecen dhe Shqipërinë në muajt e fundit, mirëpo të shtunën që kaloi, gjatë një seance stërvitore, Berisha është dëmtuar sërish. Klubi italian bëri të ditur se mesfushori pësoi një dëmtim në muskulin e djathtë të femurit gjatë një seance stërvitore individuale. Kontrollet treguan një këputje në tendinin e djathtë, zonë e ndryshme nga ajo e prekur nga dëmtimi i mëparshëm. Lece shtoi se Medon Berisha do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të enjten në Finlandë, ditën kur Shqipëria do të luajë një ndeshje të rëndësishme ndaj Polonisë në Varshavë, ku Berisha, përtej dëmtimeve, do të duhej të kishte qenë...