Dëmtim dhe lamtumirë për Salah, reagon Slot: Shpresojmë të kthehet deri në fund të sezonit

Dëmtim dhe lamtumirë për Salah, reagon Slot: Shpresojmë të kthehet deri në fund të sezonit

27 Prill 2026 8:59 Telesport Fitorja e Liverpool kundër Crystal Palace la një shije të hidhur në “Anfield”. Në minutën e 59-të, Mohamed Salah u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi muskulor dhe u zëvendësua nga Frimpong. Duke marrë parasysh si përfundimin e afërt të sezonit si dhe largimin e paralajmëruar tashmë të egjiptianit në fund të kampionatit, ndeshja e të shtunës mund të jetë paraqitja e tij e 440-të dhe e fundit për “reds”. Trajneri Arne Slot komentoi për këtë çështje: “Nuk e dimë. Kjo është përgjigjja më e mirë që mund të jap sepse nëse them se mund të jetë një mundësi, atëherë të gjithë do të bazohen në fjalët e mia. Thjesht nuk e dimë”. “Ajo që dimë është se...