Deklaratat e para të Maran si trajner kuqezi: Dua një ekip agresiv
Sylvinho u largua sot nga Kombëtarja dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur menjëherë pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për italianin Rolando Maran, i cili në deklaratat e tij të para si trajner i Shqipërisë, premtoi se karakterin e popullit shqiptar dhe dashurinë për kombin, do të përpiqet ta transmetojë në fushë. “Për mua është një angazhim moral dhe jam i emocionuar sepse e ndjej shumë këtë mision”, tha Maran. “Më pëlqen të kem një ekip agresiv dhe që të bëjë lojën. Kjo është ADN-ja ime, duam të jemi vetë ata që të kemi lojën në dorë”, shtoi Maran. Më tej, trajneri italian theksoi se shumë lojtarë të ekipit kuqezi i njeh sepse ka parë shumë ndeshje të Shqipërisë. “Kam folur me De Biazin, përderisa...
Burimi:
opinion.al