De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa
“Saga” Asllani po shkon në ditët e fundit, kjo pasi merkato e dimrit përfundon më 1 shkurt. Këtë periudhë, që nga momenti kur Torino e nxori nga planet e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit, emri i Asllanit është lakuar thuajse në çdo skuadër të Serie A që kërkon një mesfushor. Jo vetëm në Itali, emri i Asllanit u përfol edhe për një transferim të mundshëm Turqi, ku Beshiktash kërkoi informacion zyrtare. Në këto ditë të fundit të merkatos, gjithnjë sipas mediave italiane, Genoa mbetet opsioni i fundit, kjo pasi De Rossi ka shprehur pëlqimin e tij për Asllanin. Kkk Pengesa e vetme në këtë pikë mbetet paga e mesfushorit kuqezi, me Asllanin që nuk pranon skonto kur bëhet fjalë për pagën e tij.
Burimi:
gijotina.com