Darkë mes Gasperinit dhe Tottit, ja roli që ofron presidenca për ish-kapitenin verdhekuq

Darkë mes Gasperinit dhe Tottit, ja roli që ofron presidenca për ish-kapitenin verdhekuq

3 Mars 2026 12:37 Alfred Lleshi “Mund të jetë një mundësi e bukur. E shoh mirë, sinqerisht”. Kështu kishte deklaruar Gian Piero Gasperini para ndeshjes kundër Juventusit, duke iu referuar mundësisë që Francesco Totti të hyjë në strukturën drejtuesve të Romës. Mund të ketë një rol drejtues, ndoshta vetëm përfaqësues, por padyshim mirëpritet rikthimi i ikonës verdhekuqe. Ka pasur shumë spekulime rreth një darke të mundshme mes trajnerit dhe kampionit të botës 2006, të cilën Gasperini nuk e konfirmoi: “Sa zhurmë për këtë gjë. Edhe sikur të kishim shkuar për darkë, nuk do të kishte absolutisht asgjë të keqe, sepse ka ndodhur shumë herë të shkoj në darkë me persona të ndryshëm”. Të hënën mbrëm darka u zhvillua. Sipas “Il Messaggero”, ata u takuan në...