Dani Cárdenas, “i gjithanshëm” ndaj Espanyol. Bëri “marangozin” e portës dhe priti penallti

Dani Cárdenas, “i gjithanshëm” ndaj Espanyol. Bëri “marangozin” e portës dhe priti penallti

24 Prill 2026 10:53 Alfred Lleshi Në stadiumin e Vallecas, shtëpia e Rayo Vallecano, problemet infrastrukturore nuk mungojnë. Mungojnë tribuna në një anë, tabela elektronike nuk funksionon dhe një ndeshje këtë sezon është shtyrë për shkak të gjendjes së fushës. Më 23 prill ndodhi një episod i veçantë gjatë ndeshjes me Espanyol. Në pushim u zbulua një dëmtim në cepin e portës, që duhej ta mbronte Dani Cárdenas. Pa staf teknik në dispozicion, ai mori vetë iniciativën. Pa shkallë dhe pa mjete përdori shirit ngjitës dhe një top për t’u ngjitur dhe riparuar rrjetën. Në fushë, Cárdenas ishte vendimtar; priti një penallti dhe bëri disa pritje të rëndësishme, ndërsa Rayo Vallecano fitoi 1-0 me gol në minutën e 87-të. Pas ndeshjes ai tha me buzëqeshje: “Penalltia? Stërvitem...