Cucurella do me patjetër Barcelonën, por gjithçka varet nga e ardhmja e Baldes
Marc Cucurella vazhdon ta ketë prioritet rikthimin te Barcelona, por është i vetëdijshëm se një transferim i tillë nuk mund të garantohet në afat të shkurtër. Klubi katalanas ka prioritete të tjera në merkato, ku më e rëndësishmja është gjetja e një sulmuesi qendre pas largimit të Lewandowski. Mbrojtësi i majtë 27-vjeçar e ka bërë të qartë se dëshiron t’i japë fund aventurës së tij te Chelsea. Ai i ka komunikuar klubit londinez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2029, se nuk planifikon të vazhdojë më në “Stamford Bridge”. Si lojtari, ashtu edhe klubi mendojnë se zgjidhja më e mirë është një transferim gjatë kësaj vere. Chelsea e vlerëson Cucurella mes 40 dhe 50 milionë eurove. Pas 68 milionë eurove të paguara në...
Burimi:
telesport.al