CSKA Moskë bën ofertë për Mirlind Dakun, Kluzhi rumun pranon ofertat për Korenicën
Adriatik BALLA Merkato e lojtarëve shqiptarë është intensifikuar këtë javë, sidomos në Gjermai dhe në vendet e lindjes. Kështu, CSKA Moska është e gatshme ta paguaj klauzolën e lirimit të sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku. Mediumet ruse kanë raportuar se CSKA Moska dëshiron ta ushtrojë opsionin e blerjes të kartonit të Dakut prej 10 milionë eurosh. Ende nuk ka marrëveshje mes dy klubeve, ndërsa palët nuk kanë rënë dakord as për kushtet personale. Agjencia që përfaqëson Dakun ka konfirmuar se për sulmuesin ka interesim nga disa klube. “Ka disa ekipe të interesuara për Dakun, por në fillim të sezonit ai është i përqendruar te Rubini. Do të shohim se çfarë do të sjellë afati kalimtar i transferimeve”, ka thënë agjencia. CSKA Moska planifikon t’i...
Burimi:
sot.com.al