Crystal Palace bën goditjen e madhe të merkatos së janarit, 56 mln euro për zëvendësuesin e Mateta

Crystal Palace bën goditjen e madhe të merkatos së janarit, 56 mln euro për zëvendësuesin e Mateta

29 Janar 2026 19:40 Telesport Duke qenë se Jean-Phillipe Mateta është shumë pranë transferimit te Nottingham Forest për 40 milionë euro, Crystal Palace ka identifikuar zëvendësuesin e sulmuesit francez dhe është gati të bëjë goditjen e madhe për merkaton dimërore. Crystal Palace ka piketuar sulmuesin norvegjez të Wolves, Jorgen Strand Larsen, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë dy asiste në 25 ndeshje në të gjitha garat. Pas një sezoni si huazim, Larsen u transferua përfundimisht verën e kaluar nga Celta Vigo te Wolves për 30 milionë euro. Ndërkohë, Crystal Palace është gati të paguajë 56 milionë euro për sulmuesin norvegjez, që në rast zyrtarizimi, do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.