Cristiano Ronaldo, një përbindësh golash, shkon në kuotën e 956-të, me dygolëshin ndaj Al Okhdood

Cristiano Ronaldo, një përbindësh golash, shkon në kuotën e 956-të, me dygolëshin ndaj Al Okhdood

Al-Nassr vazhdon formën fantastike këtë sezon në kampionatin saudit, duke regjistruar fitoren e 10-të radhazi në po kaq javë. Në ndeshjen ndaj Al Okhdood, skuadra e CR7 nuk la vend për diskutim, duke triumfuar 3-0 falë dy golave të Cristianos dhe një të Joao Felix. Cristiano Ronaldo hapi rezultatin në minutën e 30-të, duke shfrytëzuar një situatë brenda zonës dhe duke vendosur skuadrën në avantazh. Më pas, në fund të pjesës së parë, CR7 shënoi një gol të mrekullueshëm pas një asistimi perfekt nga Marcelo Brozovic, duke regjistruar kështu golin e 956-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Në minutën e 66-të, Ronaldo shënoi një tjetër gol, i cili u anulua për pozicion jashtë loje, por kjo nuk e ndali skuadrën. Në minutat e fundit,...