Cristiano Ronaldo i jep fund spekulimeve: Unë i përkas Arabisë Saudite, jam i lumtur këtu
Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke përsëritur lidhjet e tij me Al Nassr dhe ambicien e tij për të vazhduar udhëtimin që filloi në Arabinë Saudite. Pasi shënoi dy herë në fitoren e madhe 4-0 ndaj Al Hazm, ai e ka çuar ekipin e Jorge Jesus në krye të renditjes në kampionatin saudit, ndërsa sulmuesi portugez zgjodhi mediat për të sqaruar qëndrimin e tij: “Jam shumë i lumtur. Siç e kam thënë shumë herë, unë i përkas Arabisë Saudite.” Ronaldo theksoi gjithashtu aspektin personal: “Është një vend që më ka pritur shumë mirë mua, familjen time dhe miqtë e mi. Jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj.” Pastaj vëmendja e tij u kthye te fusha dhe golat...
Burimi:
gijotina.com