“Courtois, ndoshta është portieri më i mirë në botë. Yamal? Gjigant edhe kur nuk shënon”
10 Korrik 2026 12:23 Alfred Lleshi Sulmuesi i Spanjës, Dani Olmo, foli para sfidës ndaj Belgjikës, duke vlerësuar kundërshtarin, rekordin e “La Roja” dhe paraqitjet e Lamine Yamal. Për serinë prej 35 ndeshjesh pa humbje, Olmo tha: “E përballojmë çdo ndeshje sikur të jetë një finale. Ky është mesazhi i trajnerit, ndeshja më e rëndësishme është ajo që kemi përpara. Jemi të lumtur me këtë seri dhe duam ta zgjasim të paktën deri në finale”. Për Belgjikën shtoi: “Është një kombëtare shumë e kompletuar dhe ka një nga portierët më të mirë në botë, nëse jo më të mirin aktualisht”. Duke folur për Yamal, theksoi: “Edhe kur nuk shënon apo nuk asiston, ai jep kontribut të jashtëzakonshëm me driblimet dhe vetëm me praninë e tij...
Burimi:
telesport.al