Conference League: Crystal Palace ngec në Bosnje, AZ Alkmaar befasohet në Armeni. Lech Poznan me fitore të madhe
19 Shkurt 2026 20:42 Telesport Janë mbyllur 4 takimet e para për sot në Conference League, të vlefshme për paly-off. Në Finlandë, polakët e Lech Poznan fituan 0-2 ndaj KuPS, falë golave të Kozubal në minutën e 10-të dhe Ismaheel në minutën e 41-të. Nga minuta e 13-të, vendasit luajtën me një lojtar më pak, pas faullit të rëndë të Luyeye-Lutumba, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Në Mostar në Bosnje, Crystal Palace nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Zrinjski. Për anglezët shënoi Ismaila Sarr në fund të pjesës së parë, për boshnjakët barazoi Abramovic në minutën e 55-të. Në Olomouc, në Rep. Çeke, Sigma barazoi 1-1 me zviceranët e Lausanne. Në sfidën...
Burimi:
telesport.al