Conference/ Dinamo mysafire në Maribor, e pret Aluminij

Conference/ Dinamo mysafire në Maribor, e pret Aluminij

Pas prezantimit mesatar të Egnatias dje në UCL, sot radha e Dinamo Sitit në Ligën e Konferencës. Ekipet shqiptare do të zbresin sot në fushë për raundine dytë kualifikues në Conference League. Dinamo e Tiranës e nis nga Sllovenia teksa në radhë është Aluminij. Takimi do të zhvillohet larg impiantit të tyre shtëpiak pasi UEFA ka vendosur që ky takim të luhet në Ljudski vrt (Maribor). Ndeshja nis në orën 20;00 dhe do të drejtohet nga islandezi Kristjanson. Sakaq edhe skuadrat e tjera shqiptare kanë ndeshjet e tyre në këtë raund. Programi për sot Conference League: Aluminij- Dinamo Siti 20:00 Malisheva- Aberdin 16:30 Lugano- Dukagjini 20:30 Bravo- Shkëndija Tetovë 20:45/Sportiim.al/ Post navigation