Como trondit Napolin, i eliminim nga Kupa, Conte “fshin” edhe Serie A: Gara për titull?: Të mos bëhemi qesharak…(VIDEO)

Como trondit Napolin, i eliminim nga Kupa, Conte “fshin” edhe Serie A: Gara për titull?: Të mos bëhemi qesharak…(VIDEO)

40 vite pritje për t’u rikthyer në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, me Como-n që rishkruan historinë, këtë herë duke eliminuar Napolin. Pas zhgënjimit në Champions, Conte e sheh veten jashtë një tjetër turneu, tani i mbetet vetëm Serie A, por dhe aty janë shumë larg garës për titull. Como dhe Fabregas shijojnë një sukses të rëndësishëm, por tani, në gjysmëfinale i pret Inter. Në “Maradona”, ishte pikërisht Como që kaloi e para në avantazh, me Baturina-n që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 39-të. Me fillimin e pjesës së dytë, Napoli u rikthye në lojë ku Vergara finalizoi me gol një aksion të bukur. Në minutën e 74-ët, Conte hodhi në fushë edhe të munguarin e...