Como-Napoli “zhgënjejnë” tifozët, përfiton më shumë Juventus

Como-Napoli “zhgënjejnë” tifozët, përfiton më shumë Juventus

2 Maj 2026 19:57 Telesport Ndryshe nga sa pritej, Como dhe Napoli janë ndarë në një barazim pa gola, në sfidën e luajtur në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, i vlefshëm për javën e 35-të në Serie A. Como e nisi vrullshëm takimin, duke rrezikuar që në minutën e 8-të me Anastasios Douvikas, por në fund ishte një nga mbrojtësit e Napolit, i cili reagoi shkëlqyeshëm për ta bllokuar sulmuesin grek. Në minutën e 30-të, goditja e rrezikshme e Assane Diao ndalet nga Milinkovic-Savic, i cili tregohet i vëmendshëm. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë ishte në të njëjtin ritëm si e para. Rasti i parë i rrezikshëm do të ishte ai i minutës së 80-të, ku goditja e Scott McTominay shkon ngjitur me shtyllën...