Como–Milan / Rikuperohet Füllkrug, në dispozicion për ndeshjen e mbrëmjes

Como–Milan / Rikuperohet Füllkrug, në dispozicion për ndeshjen e mbrëmjes

15 Janar 2026 13:56 Alfred Lleshi Niclas Füllkrug është grumbulluar për sfidën e kësaj mbrëmjeje kundër Comos. Vetëm dy ditë pas dëmtimit në shputën e këmbës, gjatë stërvitjes së së martës, sulmuesi gjerman është rikuperuar në mënyrë surprizë dhe do të jetë i pranishëm në “Sinigaglia”. Dje u stërvit me grupin; fraktura në falangën e këmbës (e reduktuar menjëherë) ende dhemb, por dëshira për të luajtur është e madhe. Testi i mëngjesit dha sinjale pozitive, ndaj u përfshi në listë. Rikuperimi i shpejtë i Füllkrug i shërben Allegrit. Nëse duhet rritur forca sulmuese, mund të përdoret në qendër të një “tridenti” me Nkunku dhe Leão, ose Pulisic (që pritet nga pankina), me kalimin në mbrojtje me 4. “Kjo mund të jetë një zgjidhje…, varet nga momentet...